Futboll

𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 𝐧ë 𝐦𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 më 𝐭ë mirë të 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐

Arbnor Ramadani, futbollist i Sport Club Gjilani ka pranuar çmimin e sportistit të dalluar të ndarë nga Komuna e Gjilanit për vitin 2022.
Për Ramadanin kjo është hera e dytë në karrierë që nderohet me një vlerësim të tillë, ndërkohë që i shton motivin për të vijuar punën dhe për të arritur suksese të tjera.
“Ndjehem i privilegjuar që isha pjesë e më të mirëve të vitit në Komunën e Gjilanit.
Një çmim që më motivon edhe më shumë për të punuar dhe për të arritur suksese të reja.
Ky çmim i dedikohet familjes për mbështetjen, miqëve dhe gjithë bashkëlojtarëve”, theksoi Ramadani.
Dy gola dhe katër asistime në 16 paraqitjet e tij me klubin kuq e bardh këtë edicion e dëshmojnë më së miri vlerësimin e merituar që mori mesfushori gjilanas.
Të gjithë në SC Gjilani e urojnë Ramadanin për çmimin e pranuar.

You Might Also Like