Dardanapress organizoi punëtorinë me temën: “Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve”
Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, organizoi një punëtori me temën “Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve”.
Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe identifikimi i mundësive për funksionalizimin e Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve në Komunën e Kamenicës, me synim krijimin e një mekanizmi efikas për mbështetjen e bizneseve lokale, përmes ofrimit të këshillave, informacioneve dhe shërbimeve të nevojshme për zhvillimin e tyre.
Gjatë punëtorisë u diskutua për rolin dhe rëndësinë e Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve në zhvillimin ekonomik lokal, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen bizneset lokale në Komunën e Kamenicës, si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për funksionalizimin e kësaj qendre.
Rekomandimet e dala nga punëtoria: Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve si mekanizëm në shërbim të bizneseve lokale, kushtëzimi i bizneseve për grantet, subvencionet dhe mundësitë e financimit nga institucionet vendore, krijimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, bizneseve lokale dhe institucioneve të tjera relevante, promovimi i mundësive për investime dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit përmes Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve.
Në përfundim të punëtorisë u theksua rëndësia e funksionalizimit të Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve si një mekanizëm i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, fuqizimin e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e mundësive të reja për ndërmarrësi dhe punësim në Komunën e Kamenicës.
“Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga
Dardanapress mbajti trajnimin me temën “Trajnimi i te rinjve për administrimin e një biznesi”
Dardanapress mbajti trajnimin: “Barazia gjinore, të drejtat e njeriut dhe parandalimi i diskriminimit ”
Dardanapress mbajti debatin: “Roli i grave dhe të rinjve në zhvillimin e komunitetit dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë”
Dardanapress mbajti trajnimin me temën: “Roli dhe detyrat e anëtarëve të komiteteve konsultative”
Dardanapress organizoi fushatë vetëdijesuese për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës
Në Kamenicë u mbajt debati mbi parandalimin e dukurive negative në shkolla
Kryetari Rahimaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me AIP, Kamenica pjesë e fazës pilote për publikimin proaktiv të dokumenteve
Studenti i FIEK-ut nga Kamenica krijon aplikacionin për automatizimin e ofertave dhe menaxhimin e prodhimit për dyer dhe dritare
Drilon Krivaqa, student i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në drejtimin e Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike ka krijuar Crystal UPvc, një aplikacion që synon të modernizojë industrinë e dritareve dhe dyerve përmes automatizimit të krijimit dhe menaxhimit të ofertave dhe proceseve të prodhimit.
Ky program synon të rrit efikasitetin dhe thjeshtësimin e punës së përditshme të kompanive të këtij sektori. Krijimi i Crystal UPvc dëshmon zhvillimin e zgjidhjeve digjitale që adresojnë nevojat konkrete të bizneseve. Programi veç se ka filluar të përdoret nga kompani të ndryshme të këtij sektori.











