SC Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik dhe mediat se Liridon Ahmeti është emëruar Drejtor i ri Sportiv i klubit.
Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria.
Ky emërim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për forcimin e strukturave drejtuese, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të klubit.
SC Gjilani i uron suksese Liridon Ahmetit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në arritje të reja sportive për klubin.
Zyra për Informim dhe Komunikim
06 Janar, 2026





