Futboll

𝐋𝐨𝐫𝐞𝐧𝐭 𝐑𝐚𝐟𝐮𝐧𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐫ç𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭 𝐬𝐢 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭ë 𝐭ë 𝐡𝐮𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫

Sport Club Gjilani njofton se ka vendosur të dërgojë në huazim gjashtë mujor dy futbollistët e dalur nga akademia e klubit, Lorent Rafuna dhe Tonin Korça.
Në kërkim të hapsirave për të luajtur më shumë në ekipin e parë, klubi ka shqyrtuar pozicionin e tyre dhe ka vendosur t’i dërgoj në huazim gjashtë mujor deri në përfundimin e sezonit.
Rafuna dhe Korça kishin nënshkruar kontrata tre vjeçare me klubin në fillimin e këtij edicioni, derisa ishin pjesë e rregullt e ekipit të parë, ndërkohë që minutat i zhvilluan me ekipin e 21 vjeçarëve.
Të gjithë në SC Gjilani u dëshirojnë suksese Rafunës dhe Korçës në këtë rrugëtim të ri, teksa i presim me përvojë të re edhe më të fortë.

You Might Also Like