Gjilan

1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila shënohet më 1 Qershor, festohet me dashuri dhe përkushtim në mbarë botën, duke vënë në pah rëndësinë e mirëqenies, të drejtave dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve. Kjo ditë simbolizon kujdesin dhe vëmendjen që shoqëria duhet t’u kushtojë brezave të rinj, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ta.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të projektit “Sot festojmë me Policinë”, ka organizuar një sërë aktivitetesh edukuese dhe ndërgjegjësuese, aktivitete këto në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, stafin mësimor dhe këshillat e prindërve. Këto aktivitetet përfshijnë:
  • · Marshime të përbashkëta me fëmijët në rrugët e qytetit;
  • · Shpërndarje të materialeve sensibilizuese dhe informuese;
  • · Edukim mbi sigurinë personale dhe rregullat në trafikun rrugor;
  • · Vizita në ambientet dhe pajisjet policore, me qëllim njohjen nga afër me punën e Policisë.
Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme besimi me fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi, duke kontribuar në edukimin për të drejtat themelore të fëmijëve, në çdo formë të cenimit të integritetit të tyre.
1 Qershori është një kujtesë e fuqishme se fëmijët meritojnë një mjedis të sigurt, të dashur dhe mbështetës, ku mund të përgatiten dhe të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

You Might Also Like