5 Prilli mbetet një ndër ditët më të dhimbshme për Llovcën dhe për të gjithë ne. Në këtë ditë të vitit 1999, forcat paramilitare serbe kryen një akt mizor duke vrarë 7 qytetarë të pafajshëm dhe plagosur dy të tjerë.
Edhe pas 27 vitesh, plagët janë ende të hapura. Drejtësia nuk ka vepruar siç duhet dhe përgjegjësit për këtë krim vazhdojnë të mbeten pa u ndëshkuar.
Sot, i kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari martirët tanë. Ata do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive, si dëshmi e sakrificës dhe qëndresës sonë.
Le të jetë kujtimi për ta i përjetshëm dhe amanet për brezat që vijnë, që e vërteta të mos harrohet kurrë.
Lavdi e përjetshme martirëve tanë!
Fadil Ademi




