OPINION

A do të fillojnë matematikat e aleancave të klubeve në ndeshjet e fundit ?

 

Sylejman Ismajli
Kurdisjet e ndeshjeve në futbollin e Kosovës tani e një kohë janë dukuri që shfaqën sidomos në ndeshjet e fundit të kampionatit, e këto realizohen për interesa të klubeve si për titull të kampionit, mbijetesë e për kup, por gjerë më tani për këtë fenomenë askush në futbollin e Kosovës nuk është dënuar edhe pse kemi pasur shumë akuza të ndryshëm të klubeve.
Të gjitha këto kurdisje të ndeshjeve bëhen duke kalkuluar klubet në mes vete, duke i bërë matematikat e ndryshme e kjo dukuri negative shfaqet sidomos në 5-6 javët e fundit të kampionatit.
T’ju përkujtojm se manipulimet e kurdisjeve të ndeshjeve kanë ndodhur që nga garat Olimpike Antike në Angli, e ky fenomen është shfaqur në shekullin e 19, ndërsa sot me të madhe kurdisjet e ndeshjeve në mënyrë moderne klubet i bëjn në tregun e basteve Sportive.
Ky korrupsion dhe kurdisja e ndeshjeve në ngjarjet sportive nuk është një fenomen i ri në futbollin e Kosovës, pak para disa ditësh për këtë fenomen të kurdisjeve të ndeshjës ishte Llapi-Drenica ku u akuzua i madh e i vogël dhe me këtë ndeshje prokuroria është duke u marrë seriozisht dhe do të ketë të dënuar në mënyrë drastike nëqoftëse dëshmohet se një gjë e tillë ka ndodhë në këtë ndeshje.
Klubet duhet ta kuptojnë se kurdisjet e ndeshjeve rrezikojnë integritetin e garës duke dëmtuar frymën sportive, duke dëmtuar në mënyrë zingjirore shumë klube tjera që janë të ndershme.
Për të gjitha, Prokururia është organi më i lart sëbashku me FFK-së, për të vërtetuar kurdisjet e ndeshjeve, por gjerë më tani një hap i tillë ka dështuar dhe ky fenomen duhet luftuar.
Fenomeni i kurdisjeve të ndeshjeve dhe aleancat e klubeve në mes vete shumë herë skuadrat me nam botëror i kanë dënuar në mënyrë drastike, siq janë: Napoli e Juvenstus, e ekipa të tjera.
Se sa është e vërtet kurdisja e ndeshjeve në futbollin e Kosovës edhe prokurorët kanë bërë me dije se UEFA e FIFA, kanë dërguar informata për kurdisje të ndeshjeve dhe kjo do të ketë pasoja marramendëse duke e prishur imazhin e futbollit të Kosovës.
Në vitin e kaluar në një seminar në kryeqytetin tonë, profesori i së drejtës ndërkombëtare të sportit dhe arbitër në CAS, Efraim Barak, dhe të pranishmit të FFK-së i ka paralajmruar se trukimet e ndeshjeve bëhen në mënyra të ndryshme si për shëmbull, rezultati i ndeshjës se si duhet të përfundon, numri i golave në një ndeshje, numri kartonave në një ndeshje, se sa kornerë mund të jenë në një ndeshje, trukime mund të ketë dhe tek fanelat e klubeve me cilat ngjyra munden ta zhvillojn ndeshjen, Barak ka theksuar se ky është kërcënimi dhe rreziku më i madh për futbollin.
UEFA E FIFA monitorojnë me kompani të ndryshme të cilat për klubet quhen “snajper”, për shembull kompania Sport Radar ku kjo Compani ka 34 zyre në mbarë botën me 1900 të punsuar të cilët punojnë 24 orë pa ndërprerë për të zbuluar ndeshjet e kurdisura, kjo kompani vazhdimisht ka theksuar se për fenomenin e kurdisjeve janë “snajper” dhe të pamëshirshëm.
Tani kur jemi nën FIFA e UEFA, të cilët na monitorojnë 24 orë dhe agjentët e saj, klubet duhet pasur kujdes të veqant që kjo dukuri mos të shfaqet në mesin e tyre, në të kundërtën do të dënohen edhe me të holla edhe me burgim të rënd.
Në futbollin e Kosovës gjerë në përfundim të këtij kampionati kanë mbetur edhe 8 javë për ta ra “perdja” e kampionatit, në tri javët e fundit shumë cka do të përcaktohet dhe duhet  të jemi të vëmendshëm sidomos FFK dhe Prokuroria te jetë në vëzhgim 24 orë, ndërsa finalja e Kupës së Kosovës sipas FFK do të zhvillohet me 25 korrik qka është shumë gabim, kjo finale duhet të zhvillohet sëpaku edhe tri javë për të mos pasur kalkulime, pasi dy klubet Prishtina e Ballkani janë në pozita të para në tabelën e klasifikimit dhe finalja mund të dirigjohet nga këto dy klube, dhe këtë duhet ta merr shumë seriozisht FFK dhe këtë finale ta studion mirë.
Se a do të fillojnë aleancat dhe matematikat në këto 8 javë sa kanë mbetur gjerë në përfundim të kampionatit dhe finalja e Kupës, do të jemi dëshmitar të ngjarjeve të reja.
Urojm që një gjë e tillë mos të ndodhë, por është mirë që të gjithë akterët e klubeve në futbollin e Kosovës këto dukuri ti paraqesin tek organet e drejtësisë pasiqë vetëm në këtë mënyrë ne mundemi të arrijmë në majet e futbollit.

You Might Also Like