AAK e Gjilanit ka dy kandidatë për deputetë
Dega e AAK-së në Gjilan, që së fundi ka ndërruar kryetarin e degës, ku është zgjedhur Agim Zuzaku, garës për deputetë do t’i hyjë me dy kandidatë, që konsiderohen më të fuqishmit nga Gjilani.
AAK-ja garon me Ahmet Isufin, ish-deputet në disa mandate, ish-ministër dhe ish-komandant i ZOK-ut, si dhe me Rexhep Kadriun, ish-zëvendësministër dhe ish-nënkryetar i Komunës në Gjilan.