Zgjedhjet Lokale 2025

AAK ka zgjidhje për problemin e ujit të pijshëm

Sot, bashkë me ekspertin e menaxhimit të ujërave, kolegun tonë Mumin Morina në një konferencë për media, prezantuam zgjidhjen afatgjate për furnizimin me ujë të pijshëm, duke adresuar edhe humbjet alarmante të ujit: me 52% në vitin 2024 dhe 58% në TM1 gjatë vitit 2025.
Po ashtu, diskutuan masat për perfshirjen e çdo lagjeje dhe çdo fshati në rrjetin e kanalizimit, duke shmangur perdorimin e gropave septike dhe shkarkimin në mjedis, pasi shumë fshatra në komunën e Gjilanit ende nuk kanë sisteme të kanalizimit, dhe të gjitha ujërat e zeza shkarkohen nëpër recipiente të hapura ose në lumenj që kalojnë pranë vendbanimeve.

You Might Also Like