Sot (e premte) është mbajtuar ceremonia ‘Laureatët 2020’ e organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
FVK sot ka shpallur më të mirët e vitit 2020. Bardhyl Hajdaraj i klubit të Ferizajt e fitoi çmimin ‘Volejbollisti i vitit 2020’.
Në konkurrencën e femrave më e mira u shpall volejbollistja e KV Dritës, Adelajda Prenga.
Alfred Pllana, Dardan Husaj, Durim Rexhepi, Faton Mustafa, Bardhyl Hajdaraj, Adriatik Kajtazi dhe Armend Berisha, ishin volejbollistët që u inkuadruan në formacionin e vitit në Superligën e Meshkujve.
Kurse, formacioni i vitit nga Superliga e Femrave ishte ky: Adelajda Prenga, Rukije Muja, Elvira Bajraktari, Dhuratë Sylejmani, Bleona Kadriu, Blinera Jaha dhe Fjolla Hyseni.
KV Ferizaj u shpall klubi i vitit 2020 te meshkujt, kurse KV M-Technologie te femrat.