Në komunën e Vitisë është duke u punuar edhe në drejtim të krijimit të kushteve për qytetarët të cilët kanë nevojë që të kryejnë shërbimet e tyre në organet dhe shërbimet e sektorëve komunalë.
E për tu krijuar kushte sa më të mirë është përkujdesur konkretisht edhe Zyra e IT-së në bashkëpunim me Agjencionin e Shoqërisë Informative (ASHI) që këto ditë , kanë vendosur disa WI-FI në objektin e ri të Administratës Komunale në Viti, për të mundësuar qytetarëve qasje në internet falas.
Ky hap i kësaj zyre sipas Sabedin Ilazit, Zyrtar i IT-së në këtë komunë u ndërmor me qëllim të mirë. Kështu, në objektin e ri të administratës Komunale në Viti, kemi vendosur pajisje për shpërndarjen e internetit falas për qytetarët të cilët presin për tu pajisur me ndonjë dokument ose kanë nevojë të pranojnë ndonjë dokument në formatin elektronik. Kjo u bë me qëllim të mirë që qytetarët që kanë nevojë për internet në komunë të kenë këtë shërbim falas”, u shpreh Ilazi. Ai tha se kjo gjë është mundësuar falë bashkëpunimit të mirë me ASHI-në dhe për këtë qëllim kjo Zyre ka bendosur edhe njoftimin me të cilin qytetarët njoftohen për mënyrën se si ata mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Aziz Zuka