Ka marrë titullin doktor shkence kandidati Agim Zuzaku, i cili me sukses ka mbrojtur temën e doktoratës me titull “Transferimi i njohurive inovative përmes teknologjisë informative dhe komunikimit”.
Zuzaku, i cili para pak ditësh kishte dhënë dorëheqje nga të qenit kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, për sic kishte theksuar shkaku i karrierës shkencore, këtë të enjte ka bërë publike se tashti ka marrë titullin doktor shkence.
Ai në postimin e tij në facebook ka shkruar:
Sot pas një pune të gjatë disa vjeçare hulumtuese përmbylla me sukses edhe këtë rrugëtim akademik ku mora titullin Doktor Shkence, në fushën e Menaxhimit të Njohurive dhe Teorinë e Informacioneve. Në prani të komisionit shkencor në krye me Prof. Dr. Gosho Petkov dhe anëtarëve të tjerë, mbrojta disertacionin me temë “Transferimi i njohurive inovative përmes teknologjisë informative dhe komunikimit”. Falënderoj familjen për durimin që patën dhe falënderoj shoqërinë për përkrahje që unë sot të marr këtë titull.