Gjilan

Agim Zuzaku zotohet se do të jetë në shërbim të qytetarëve

Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, më dha besimin e plotë që unë të udhëheq me degën në mandatin e ardhshëm.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj Këshillin Drejtues për besimin e dhënë. E kuptoj qartë se nuk është një punë e lehtë, as privilegj. Është përgjegjësi që kërkon angazhim, vullnet e dinamikë tjetër të punës. Sukseset janë të garantuara vetëm kur jemi bashkë në punë e shumë procese, dhe kjo, jam shumë i bindur, nuk do të mungojë.
Falënderoj sinqerisht kryetarin, Rexhep Kadriu për hapësirën e dhënë përgjatë shumë viteve, bashkëpunimin e sinqertë dhe korrekt si në organizimin dhe zhvillimin e Aleancës, po ashtu edhe në institucionet Komunale kur kemi vepruar.
Falënderoj po ashtu, të gjithë nënkryetarët, kryesinë, strukturën e degës e nëndegëve, posaçërisht aktivistët e të rinjtë që për asnjë moment nuk u ndalën së vepruari e angazhuari për të mirën e Aleancës, në theks të veçantë të Gjilanit.
Falënderoj për prezencën në takimin e sontëm edhe dy nënkryetarët e AAK-së, Muharrem Nitaj e Ahmet Isufi, dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Zotohem sot se, do të jem në shërbim të qytetarëve të Gjilanit, pa dallim ideologjie, përkatësie fetare e kombëtare. Garantoj sot, Aleanca do të jetë një forcë politike që paraqet siguri, garanci, zhvillim e përparim të Gjilanit, sepse bashkë e kemi dëshmuar prej kohës se ne mundemi, dimë, duam dhe ia dalim, por vetëm bashkë.
Dalshim faqebardhë!
AZ

You Might Also Like