Sot aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, bashkë me deputetë, asambleistë e anëtarë të kryesisë bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve Abdullah Tahiri dhe Arben Ramadani.
Abdullah Tahiri si themelues i Zonës Operative të Karadakut nga radhët UÇK-së dhe komandant i parë i kësaj zone, ra dëshmor para 22 vitesh. Kurse Arben Ramadani një vit më vonë, pas përfundimit të luftës së UÇK-së u radhit menjëherë në radhët e UÇPMB-së në Zonën Operative të Preshevës, ku edhe ra dëshmor në këtë zonë.
Ata kryen obligimin e tyre duke rënë dëshmorë, kurse neve na mbetet të vazhdojmë rrugën e tyre.
Lavdi dëshmorëve të kombit!