


Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme me bizneset tona, ishte kënaqësi të vizitonim edhe biznesin Grotex-Home e cila merret me industrinë e shitjes së perdeve dhe tepihëve.
Ky biznes përveç që sjellë dizajne moderne dhe cilësore të këtyre prdukteve për ambientet tona shtëpiake, këta janë edhe krenaria e Gjilanit, sepse kontribuojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Falënderojmë jashtëzakonisht shumë stafin modern të Grotex-Home për pritjen vëllazërore dhe mundësinë që të njihemi për së afërmi me barrierat e këtij biznesi si dhe me shpalosjen e planit tonë politik për mbështetjen e fuqishme të bizneseve lokale nga ana e qeverisjes së ardhshme lokale.
Me mbështetjen e fuqishme të këtyre bizneseve, ne fuqizojmë ekonominë tonë lokale, si dhe përmisojmë edhe mirëqenien e familjeve tona.
Vetëm të bashkuar, përfundimisht, zhvillimi ekonomik i Gjilanit do të marr tjetër kahje!


Vizita e radhës në Nëndegët Kishnapole-Gadish-Sllakoc, na gjeti pranë njerëzve të mrekullueshëm të kësaj ane, të cilëve u ka humbur shpresa për një jetë më të dinjitetshme nga problemet e shumta të cilat komuna duhet t’ju jap zgjidhje.
Nëndegët e këtyre anëve përcollën shqetësimet me zemër të thyer të banorëve të këtyre fshatrave.
Ata na informuan për mungesën e infrastrukturës, për papunësinë që po i detyron të rinjtë të ikin, për mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe për padrejtësitë që i kanë parë çdo ditë në 4 vite të qeverisjes aktuale.
Në anën tjetër, fryma që ndjehet në Kishnapole, Gadish e Sllakoc është e veçantë sepse banorët ende kanë shpresë.
Ata janë të bindur që ndryshimi është i mundur dhe ai besim do të jetësohet bashkë pas 12 tetorit.
Kishnapole, Gadish dhe Sllakoc, ju falënderoj nga zemra për besimin e shpërfaqur, për mikpritjen e ngrohtë dhe për fjalët e sinqerta.
Mesazhi juaj ishte i qartë dhe zotimi jonë është publik, që ne do të jemi gardian të realizimit të projekteve zhvillimore për pjesët e juaja!