Gjilan, 12 mars 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Sektorial dhe në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, kanë realizuar një ligjëratë edukative me temën “Siguria në Komunikacion” me fëmijët e kopshtit “Fjolla” në Gjilan përmes së cilës fëmijët janë njoftuar me rregullat bazë të trafikut rrugor dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë personale dhe të të tjerëve.
Pas pjesës teorike, aktiviteti është zhvilluar edhe në mënyrë praktike në rrugë ku fëmijët nën shoqërimin e edukatoreve të kopshtit dhe zyrtarëve policorë, janë njoftuar nga afër me vendkalimin për këmbësorë, shenjat e komunikacionit, mënyrën e sigurt të kalimit të rrugës dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt të qëndrimit në automjet gjatë udhëtimeve.
Ky aktivitet ka për qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve që në moshë të hershme për rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.




