Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete ditore të kandidatit për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli

Me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, Sami Ahmeti, Burim Elezi dhe Bedri Ajeti, patëm kënaqësinë të vizitojmë fabrikën për prodhimin e kubëzave të betonit “3EGroup”, të udhëhequr nga z. Rexhep Kadriu.
🙌🏼Ishte një mundësi e shkëlqyer të shikonim nga afër punën, pasionin dhe profesionalizmin që qëndron pas çdo kubëze të prodhuar.
Ky biznes përdor teknologjinë më moderne dhe prodhon kubëza me cilësi dhe qëndrueshmëri të lartë, të domosdoshme për parkingje, trotuare dhe hapësira të tjera publike e private.
Bashkë me ekipin tonë, diskutuam mbi mënyrat se si mund të mbështesim më tej zhvillimin e bizneseve të Gjilanit dhe infrastrukturën e qytetit.
🙏🏼Faleminderit z. Kadriu për pritjen dhe për ndarjen e përvojës suaj me ne.
Si qeveri e ardhshme lokale, ju premtojmë se do të jemi pranë çdo biznesi në komunën tonë, duke ofruar mbështetje dhe duke krijuar mundësi të arta për zhvillim dhe punësim.
 
 

Çfarë kënaqësie me e pa se si gratë ndërmarrëse janë përfaqësueset dhe ambasadoret më të mira të Gjilanit deri në Amerikën tejoqeanike.

Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Isa Musliji, vizituam një prej bizneseve të fuqishme të qytetit tonë “MINNA Fashion”.

🙌🏼Pas këtij suksesi që ka bërë jehonë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit, qëndron zonja Vjollca, një grua e jashtëzakonshme që prej shumë vitesh udhëheq me profesionalizëm dhe përkushtim këtë ndërmarrje, duke krijuar vende pune për mbi 100 gra të Gjilanit.

✨Fustanet e saj marrin pjesë në tërë Evropën e deri në Amerikën e largët.

Ky është vullneti i jashtëzakonshëm se si puna, vizioni dhe guximi shkojnë përtej suksesit.

Ne zotohemi që si qeveri e ardhshme lokale, do të jemi pranë çdo biznesi, për t’i mbështetur e për t’i fuqizuar, sidomos, gratë ndërmarrëse, sepse besojmë se zhvillimi i qytetit tonë fillon pikërisht nga fuqizimi i ekonomisë dhe i njerëzve tanë.

🙏🏼Faleminderit zonja Vjollca për mikpritjen dhe punën kolosale që po e bëni.

Do të jem zëri juaj përfaqësues për çdo ditë, e për çdo çast!

You Might Also Like