


Në një atmosferë mbresëlënëse, u bashkuam me qytetarët e Zabelit, Arbërisë, Vishnjeve dhe Velekincës në një tubim që dëshmoi se fryma e ndryshimit është e gjallë dhe përkrahja po rritet çdo ditë në Gjilan ndaj vizionit tonë.
Ishte një takim i mbushur me përplot ide, me vizion dhe me zëra të qytetarëve që duan ta shohin qytetin e tyre duke marrë drejtimin e duhur.
Në çdo diskutim u ndje qartë vullneti për zhvillim, për një qeverisje të përgjegjshme dhe për një Gjilan të ri që punon për të gjithë.
Këto lagje janë pasqyra e qytetit me njerëz punëtorë, me familje që jetojnë me ndershmëri dhe me pritje të qarta për një kryetar që i dëgjon dhe i respekton fortë.
Ne kemi plan të qartë për secilën prej këtyre zonave, me investime në infrastrukturë, ndriçim publik, hapësira rekreative dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik.
Këto janë zotime që do t’i realizojmë me shumë përkushtim dhe me llogaridhënie të plotë.
Faleminderit shumë për pjesëmarrjen, për besimin dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme.
Ky bashkim i qytetarëve është dëshmia më e fortë se Gjilani është gati për kapitullin e ri të fitores dhe epokën e zhvillimit!

Pata kënaqësinë të jem në mesin e banorëve të Lladovës dhe Nasalës, dy fshatra me njerëz shumë punëtorë, të ndershëm dhe me vendosmëri të madhe.
Pritja e juaj e ngrohtë e tregon qartë se sa shumë dëshirë ka për ndryshim në udhëheqje dhe lidership, për një qeverisje të re që punon me zemër e me përgjegjësi për qytetarin.
Në këtë takim, në mesin tonë ishte edhe kandidati ynë për Asamble Komunale, z. Bedri Ajeti, një veprimtar i njohur e i respektuar, i cili i ka dhënë shumë kësaj Republike në vite të ndryshme.
Bedri Ajeti është model i përkushtimit, dhe i njeriut që nuk ndalet së punuari për të mirën e vendit dhe për zhvillimin e qytetit.
Bedri Ajeti, ka vendosur të angazhohet edhe më fort, që zëri i qytetarëve të Lladovës, Nasalës dhe i gjithë Gjilanit të dëgjohet fuqishëm në Asamblenë Komunale.
Ju garantojmë se në qeverisjen tonë të ardhshme, Lladova e Nasala do të jenë pjesë e planeve të mëdha zhvillimore.
Ju faleminderit shumë për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
Jemi bashkë në këtë betejë për realizimin e projektit të Gjilanit të ri.

Bashkë me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi Emini, në Livoç të Epërm patëm një mbrëmje të veçantë me qytetarë që e duan vendin dhe besojnë në një të ardhme më të mirë për Gjilanin e ri.
Biseduam hapur për problemet, por edhe për mundësitë e mëdha që i kemi përpara pas 12 tetorit.
Banorët e Livoçit të Epërm e dinë mirë se kjo pjesë ka potencial të madh, por për shumë vite është lënë pas dore.
Kjo do të ndryshojë. Në planin tonë për qeverisjen e ardhshme, Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha që do të prekin çdo familje në të gjitha sektorët.
Faleminderit për pritjen, për besimin dhe për fjalët e sinqerta.
Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e themi, do ta bëjmë duke qeverisur bashkë.
Vetëm të bashkuar do ta vendosim përpara Gjilanin dhe do ta kthejmë Livoçin e Epërm në një model të zhvillimit dhe jetësimit të ndryshimeve të jashtëzakonshme.

ë dashur qytetarë të Gjilanit,
Ta duash Gjilanin me zemër është një akt i vërtetë patriotizmi qytetar, një ndjenjë dhe një kulturë që sot na duhet më shumë se kurrë.
Dashuria për qytetin tonë nuk është vetëm fjalë, por një bindje e thellë se ky vend mund dhe duhet të bëhet më i mirë!
Edukimi im familjar dhe qytetar më ka mësuar ta respektoj secilin njeri, si dhe kundërshtarin.
Ne duhet t’i themi “mirëmëngjes” njëri-tjetrit edhe pas ditës së zgjedhjeve, sepse përtej politikës, ne jemi bashkëqytetarë, fqinjë, miq, dhe mbi të gjitha, qytetarë të Gjilanit.
Unë nuk do të jem kurrë pjesë e mashtrimit elektoral, sepse ta duash Gjilanin do të thotë të mos e gënjesh, të mos e mashtrosh dhe të mos e vjedhësh.
Të duash Gjilanin do të thotë të punosh për të me shumë ndershmëri, me përkushtim dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e tij.
Gjilani është dashni.
Unë jam biri i përkushtuar i kësaj dashnie për të, dhe zotohem që për këtë qytet do të jap gjithçka nga vetëvetja ime.
