Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete ditore të VV-së

Sot, bashkë me kandidaten tonë për Asamble, Krenare Latifi Kqiku, vizituam kompaninë TEKOM, ku na priti drejtori Driton Kryeziu.
Një kompani me traditë që nga viti 1995, me rreth 20 të punësuar dhe me eksport në tregjet e rajonit.
TEKOM është shembull i korrektësisë, i trajtimit të mirë të punëtorëve dhe i vazhdimësisë së suksesshme të biznesit nga një gjeneratë në tjetrën.
Bizneset si këto na gëzojnë dhe e bëjnë Gjilanin qytet zhvillimi, pune dhe dinjiteti.

akimet me bizneset lokale i vazhduam te Kosovare Dauti, pronare e një salloni të bukurisë në qytetin tonë.

Bashkë me deputeten Arbëresha Kryeziu Hyseni dhe kandidatet për Asamble Krenare Latifi Kqiku e Leonora Morina Bunjaku, pamë nga afër punën e madhe dhe përkushtimin që Kosovarja tregon çdo ditë.

Për më shumë se tre vite, ajo udhëheq me sukses një sallon të bukurisë, ku ka të punësuara disa gra e vajza, duke ofruar shërbime cilësore për një numër të madh klientësh gjatë gjithë kohës.

Minna Fashion – një tjetër histori suksesi nga gratë e qytetit tonë.

Sot vizituam zonjën Vjollca, e cila me shumë përkushtim drejton biznesin e saj Minna Fashion në Gjilan.

Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidaten për Asamble Albulenë Hajdari, pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë qendër krijimtarie e punësimi.

Mina Fashion punëson mbi 100 gra, duke u ofruar kushte të mira pune dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm. Me pasion e profesionalizëm, Vjollca ka arritur ta bëjë markën e saj të njohur përtej kufijve, me fustanet që tashmë janë prezente në shumë vende të botës – deri në ShBA.

Gjatë takimeve të shumta, u ndalem në vizitë edhe tek një prej bizneseve ikonë të qytetit tonë – Furra “Vëllezërit Çoçaj”.

Së bashku me kandidaten për asamble, Mimoza Kadriu, takuam pronarët dhe punëtorët e këtij biznesi, të cilët i përgëzuam për punën, përkushtimin dhe humanitetin që kanë treguar ndër vite.

Një shembull i vërtetë se si puna dhe dashuria për profesionin e bëjnë një biznes të qëndrueshëm dhe të respektuar në komunitet.

Pas shumë takimeve në bizneset e qytetit, sot së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim takuam ekipin e zjarrfikësve të Gjilanit. 🚒

Bashkë biseduam për projektet e realizuara gjatë mandatit tonë: nga shkallët hidraulike, veturat e reja, sistemi i ngrohjes e deri te sistemi i avancuar i komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës.

Diskutuam edhe për sfidat e mbetura dhe për finalizimin e aneksit të ri të objektit, që do të mundësojë kushte edhe më të mira për ekipin tonë të zjarrfikësve.

Në një atmosferë fantastike, energji e entuziasëm, sonte u pritëm në Cërnicë!

Faleminderit nga zemra banorëve të Cërnicës, Vrapqiqit, Gumnishtës dhe Kravaricës për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e madhe që na dhuruan.

Në tubim morën pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe deputetë të tjerë nga Gjilani, të cilat dhanë mesazhe të fuqishme për bashkim e fitore.

Krenarë edhe për kandidatin tonë për Asamble nga ky fshat, Astrit Sherifi, i cili u mirëprit me shumë dashuri nga bashkëfshatarët e tij.

Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë ❤️

Pas një takimi të jashtëzakonshëm në Cërnicë, u kthyem në qytet për një tubim po aq madhështor!

Lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë folën qartë: Fitorja është e jona, dhe me të parën – pa balotazh!

Bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kandidatët për Asamble nga këto lagje – Kushtrim Ibrahimi, Fatime Aliu, Enver Haziri dhe Nafije Kadriu – biseduam për punët e mira të realizuara gjatë mandatit të parë qeverisës, si dhe për projektet e reja që na presin në vazhdim.

Bashkë drejt fitores së madhe të 12 Tetorit! ❤️

You Might Also Like