Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 01.08.2025 – 07.08.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre (1753) gjoba.
        • · Hetim i gjashtëdhjetë (60)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
        • · Hetim i tridhjetë e tre (33) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët andaj;
  • · Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik
  • · Mos përdorni armë zjarri gjatë festimeve – festimi me armë mund të përfundojë në tragjedi.
  • · Respektoni rregullat e komunikacionit – gëzimi nuk justifikon rrezikimin e jetës në trafik.
  • · Mos konsumoni alkool – vozitja nën ndikimin e alkoolit rrezikon jetën e të gjithëve.
  • · Gëzimi i sinqertë nuk ka nevojë për armë, shkelje ligjore apo veprime të rrezikshme.
  • · Festimi nuk duhet të kthehet në dhimbje.

You Might Also Like