Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.12.2025 – 18.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e dyzet (1440) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar shtatëdhjetë e pesë (75) gjoba mjetet e rënda si; gjoba për tahograf, ngarkese e tepërt ose pa mbulesë, kontrolle teknike etj,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës.

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan edhe këtë javë kanë vazhduar me aktivitete të ndryshme duke përfshirë edhe ligjëratat vetëdijësueses me nxënës. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

You Might Also Like