Gjilan, 20 shkurt 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 13.02.2026 – 19.02.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tridhjetë e nëntë (1439) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar tridhjetë e tetë (38) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar njëzet e tri (23) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë (50) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që gjatë drejtimit të mjetit të posedojnë me vete Raportin Evropian të Aksidenteve, ashtu siç parashihet me nenin 204 të Ligjit për Rregullat në Trafikun Rrugor. Mos posedimi i këtij dokumenti dënohet me gjobë prej 50 euro.
Në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale, kur palët pajtohen për rrethanat e ngjarjes, ata janë të obliguar ta plotësojnë dhe nënshkruajnë Raportin Evropian të Aksidenteve, sipas nenit 211 të Ligjit për Rregullat në Trafikun Rrugor.
Kujtojmë se ky raport nuk plotësohet në rastet kur ka persona të lënduar ose viktima në këto raste obligative është njoftimi i Policisë.


