Në kuadër të aktiviteteve edukative me karakter ndërgjegjësues kundër dhunës, grupi i nxënësëve të shkollës Shmlm “Kongresi Manastirit” në kuadër të projektit me karakter kundër dhunës PVH në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Kosovës ka realizuar me përkushtim projektin inovativ që synon mbështetjen dhe fuqizimin e bashkëmoshatarëve të tyre.
Projekti i tyre final konsiston në krijimin e një web faqeje funksionale, e cila është e aksesueshme përmes një QR code të vendosur në ambientet e shkollës. Përmes kësaj platforme digjitale, nxënësit kanë mundësinë që në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe konfidenciale të shprehin shqetësimet e tyre dhe të raportojnë raste të bullizmit apo dhunës në çfarëdo forme.
Kjo iniciativë synon të krijojë një urë komunikimi ndërmjet nxënësve dhe institucioneve përkatëse, duke lehtësuar kontaktin dhe duke ofruar një kanal të sigurt për kërkimin e ndihmës. Në këtë mënyrë, projekti kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të sigurt, më mbështetës dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.
Ky punim është një dëshmi e angazhimit të të rinjve për të adresuar çështje të rëndësishme sociale dhe për të qenë pjesë aktive e zgjidhjeve, duke shfrytëzuar teknologjinë në funksion të mirëqenies së komunitetit shkollor.Aziz Zuka





