Komunikacion

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor të udhëtarëve në linja ndërkombëtare

Me datën 21.05.2025 dhe sot më 22.05.2025 Njësite Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në trafikun rrugor, ka realizuar kontrolle të shtuara në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar të udhëtarëve nga Republika e Kosovës për në linjat ndërkombëtare.
Gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalur disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, ky një obligim ligjor i përcaktuar me Ligjin për Automjetet nr. 05/L-132 në Republikën e Kosovës.
Si rezultat, Njësite Policore të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Gjilan kanë shqiptuar pesë (5) gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë (5) gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve) të përfshirë në këtë veprimtari, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë operatorët e transportit publik të udhëtarëve, veçanërisht ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, që të respektojnë me përpikëri obligimet ligjore për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të përgjegjshëm në rrugë.

You Might Also Like