Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete zgjedhore të Arbër Ismajlit

Bashkë me kandidaten për Asamblenë Komunale, znj. Drita Isufi Ahmeti, vizituam Autoservis Mufa, një biznes vendor që për vite me radhë ka ofruar shërbime cilësore për qytetarët e Gjilanit në mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të tyre.
Autoservis Mufa është model i punës së suksesshme dhe përkushtimit profesional, ku përveç shërbimeve teknike, po krijohen edhe vende pune për të rinjtë tanë.
Zotohemi që në të ardhmen e afërt do të jemi pranë bizneseve të tilla, duke i mbështetur dhe duke u ofruar hapësira për zhvillim të tutjeshëm.
Faleminderit shumë për mikpritjen dhe do të jemi bashkë deri në garantimin e plotë të mbështetjes institucionale në funksionimin e projektit për Gjilanin e ri.
Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontinjerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ.
Biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë.
✅ Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit, sepse vetëm kështu ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, krijojmë vende pune dhe i japim qytetit atë që e meriton.
🙏🏼Faleminderit shumë “ON TRADE FAB”, për mirëorganizimin dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm.
Krenar për epitetin e emrit “Made in Gjilan”.
🤝🏽Bashkë me ju, punëtorë të ndershëm dhe me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, Gjilanin e shpresës dhe Gjilanin e krenarisë!

You Might Also Like