Sot vizitova tregun e qytetit dhe u takova me tregtarët tanë të palodhur. Ata janë shembulli më i mirë i njerëzve që me mund e djersë e mbajnë gjallë ekonominë e Gjilanit.
Tregtarët tanë meritojnë mbështetje dhe kushte më të mira, sepse tregu është pasqyra e gjallërisë së qytetit tonë.
Angazhimi ynë është i qartë: të fuqizojmë bizneset e vogla e të mesme, të përkrahim tregtinë vendore dhe të ndërtojmë një Gjilan të mundësive për të gjithë.

I nderuar sonte të jem pjesë e tubimit familjar të kandidatit tonë Egzon Limoni.
Që nga fillimi kemi qenë bashkë në çdo aktivitet, sepse vetëm të bashkuar mund ta ndryshojmë Gjilanin.
Egzoni është biri i kësaj toke, djalë i përkushtuar dhe zë i fuqishëm i njerëzve të thjeshtë.
Falë familjes së tij dhe gjithë mbështetjes suaj, ne po dëshmojmë se fuqia e madhe vjen nga familja dhe bashkimi i qytetarëve.
