Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete zgjedhore të Riad Rashitit

Na mirëpriti sot kompania prodhuese GridGroup, ku nga afër pamë punën e përkushtimin e tyre në prodhimin e rrjetave për fasadim.

Kompani serioze, që eksporton në mbi njëzet shtete perendimore.

Diskutuam rreth sfidave që aktualishit po ballafaqohen bizneset prodhuese në vendin tonë, e si

tek shumica prej tyre, mungesa e punëtorëve është evidente.

Edhe këtu u zotuam që ne do të punojnë fuqishëm në krijimin e kushteve adekuate për biznese!

ON TRADE FAB SH.P.K është kompania tjetër ku u ndalëm për vizitë.

Kompani serioze që merret me rregullimin e kontenjerëve, e sikurse shumica e ndërmarrjeve tjera ka edhe sfidat e saj.

Bashkëbiseduam për programin tonë #MaMirë për biznese, e për të cilat premtuam realizim.

Pata kënaqësinë e veçantë që sot ta vizitoj edhe qendrën e sindromës Down, ku bashkëbiseduam ngrohtësisht me menaxherët e kësaj qendre, të cilët përkundër sfidave financiare po arrijnë t’i japin shërbimet e nevojshme për fëmijët.

Programi jonë për mirëqenien sociale në përgjithësi, e në veçanti për personat me aftësi të kufizuar, është programi më i mirë e më serioz.

Kemi punuar gjatë e me përkushtim, sepse përtej obligimit ligjor, ai moral vije i pari.

Prandaj, u zotuam që nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar nën 18 vjet, do të përfitojnë mbështetje mujore prej 200 euro. Ndërkaq fëmijët me aftësi të kufizuar deri në 18 vjet (që sipas QPS-së janë 176 fëmijë aktualisht) do të përfitojnë shtesë 100 euro plus çdo muaj!

You Might Also Like