Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete zgjedhore të VV-së

Sot vizitova djelmoshat e skuadrës tjetër nga qyteti, SC Gjilani.
Pashë nga afër përgatitjet që po bën ekipi dhe iu urova shumë suksese në kampionat, si edhe në sfidën e derbit të nesërm.
Sot vizitova poliklinikën “Unicamed” në Gjilan.
Kjo qendër e re shëndetësore po ofron shërbime bashkëkohore dhe kushte shumë të mira për pacientët, falë një ekipi profesionistësh të përkushtuar.
Gjatë vizitës, u njoftova nga afër me hapësirat e punës, organizimin dhe gamën e shërbimeve që ofron kjo poliklinikë moderne.
Si asnjëherë më parë, Velekinca foli fuqishëm dhe qartë: fitorja e 12 tetorit është e jona!
Në takimin e sotëm bashkë me asamblistin Fadil Ademi, banorët vulosën qartë që janë rreshtuar krah nesh, për punë të mira, projekte madhore dhe një të ardhme më të ndritshme për Gjilanin.
Me entuziazmin e madh që na dhatë, ne zotohemi se në mandatin e ardhshëm, Velekinca do ta ketë një çerdhe moderne, me standarde të larta dhe të denja për fëmijët tanë.

You Might Also Like