ZGJEDHJET 2025

Aktivitete zgjedhore të VV-së

Sonte u mblodhëm në shkollën “Abdullah Tahiri” në fshatin Malishevë, ku bashkë me kryetarin e Komunës z. Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë patëm nderin të takojmë banorë që e mbështesin fuqishëm Qeverinë Kurti 3.

Përkrahja për Lëvizjen dhe për numrin 116 është e jashtëzakonshme, andaj më 28 dhjetor po e bëjmë realitet këtë kërkesë gjithëpopullore.

Më 28 dhjetor nuk lëshojmë pe! Për siguri dhe begati!

Kandidatët tanë për deputet, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, z. Bajram Isufi, si dhe Ministri i Bujqësisë, z. Imri Demelezi, u takuan me fermerët e rajonit tonë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që fermerët po marrin si në nivel komunal ashtu edhe në atë qendror — mbështetje që nuk ka qenë kurrë më e madhe. Fermerët po përfitojnë subvencione konkrete, përfshirë 10 cent për çdo litër qumështi, si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për të gjitha nevojat e tyre prodhuese, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë.

116 – Begati e Siguri

Sot vizituam kompanitë KiKxxl & EvroTarget, së bashku me kandidatët për deputet.

Këto kompani përfaqësojnë sektorë me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik, duke punësuar një numër të madh të qytetarëve. Gjatë vizitës, u diskutua për mbështetjen institucionale që do t’i ofrohet këtij sektori, përfshirë krijimin e hapësirave dhe objekteve të dedikuara për bizneset.

116 – Begati e Siguri

Së bashku me Ministrin e Kulturës, z. Hajrulla Çeku, Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët për deputet, u takuam me komunitetin e artit në Gjilan.

Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin kulturor të qytetit: Kult Qendra, si një investim i jashtëzakonshëm dhe i munguar prej vitesh në Gjilan; rritja e pagave për komunitetin e artit; Galeria e Qytetit; si dhe Ansambli i Qytetit, për të cilin tashmë është hartuar statusi dhe po pritet miratimi i tij.

Po ashtu, u theksua edhe renovimi i Teatrit, një projekt madhor me mbi 1 milion euro investim, që do t’i japë Gjilanit një hapësirë dinjitoze për art, kulturë dhe krijimtari.

Angazhimi për kulturën është angazhim për identitetin, dinjitetin dhe të ardhmen e qytetit tonë.

116 – Begati e Siguri

You Might Also Like