Sot pata kënaqësinë të vizitoj atelienë e artistes sonë, Jalldëze Mustafa, një prej piktoreve më të mira që ka qyteti ynë.
Bashkë me kandidatët tanë për Kuvendin Komunal, pamë nga afër punimet e saj të jashtëzakonshme dhe bashkëbiseduam për projektet e realizuara në fushën e kulturës.
Arti i Jalldëzes është krenari për Gjilanin, ndërsa bashkëpunimi me artistët tanë më jep energji dhe motivim për ta forcuar imazhin e qytetit tonë si vend i kulturës.
Sot bashkë me nënkryetaren Leonora Morina-Bunjaku, kandidatë për Asamble dhe me bashkëpunëtorë vizituam kompaninë “Fitorja”, që tash e disa dekada operon suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë në Gjilan.
Diskutuam hapur për përmirësimin e kushteve të ndërtimit, respektimin e standardeve urbanistike dhe për krijimin e një mjedisi të bukur për qytetarët.
Bizneset e tilla në Gjilan duhet të përkrahen pasi ndikojnë dukshëm në shtim të vendeve të punës dhe në zhvillim ekonomik.
Sot bashkë me kandidatët për Asamble dhe bashkëpunëtorë vizituam kompaninë “AR KATANA”, një nga bizneset më të fuqishme në Gjilan dhe Kosovë.
Diskutuam për rëndësinë e investimeve që sjellin zhvillim për qytetin, për mbështetjen e bizneseve lokale dhe për rolin e tyre në krijimin e vendeve të reja të punës.
Biznesmenë të tillë, si Muhamet Ajrullahu kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe na bëjnë krenarë gjithë Kosovën.
Mbi 500,000 euro për 4 vite për 124 biznese në komunën tonë!
Fondi start-up dhe mbështetja për bizneset e grave janë një shembull i përkushtimit tonë për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.
Gjithmonë është kënaqësi të takohemi me këto biznese dhe të diskutojmë për veprimtarinë e tyre të jashtëzakonshme.
Bashkë me kandidatët për Asamble i uruam për punën e tyre dhe i njoftuam se plani i qeverisjes tonë, edhe për katër vitet e ardhshme, do të vazhdojë fuqishëm të jetë pranë secilit që guxon të investojë dhe të punojë në komunën tonë.