Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitetet ditore të Arbër Ismajlit

Bashkë me Deputetin e Kuvendit të Republikës, Krenar Xhaferi, sot u takuam me banorët e Sllubicës.

Diskutuam për sfidat e tyre të përditshme, për hallet dhe kërkesat që presin zgjidhje të menjëhershme, posa ta marrim detyrën e re.

Kjo pjesë është e paprekur qe 4 vite nga qeverisja aktuale.

E lënë anash në harresë si shumë pjesë tjera, e këta banorë janë të dëshpëruar thellësisht.

Këta njerëz e këto familje të kësaj pjese meritojnë vëmendje serioze, sidomos për investime urgjente në infrastrukturë, dhe për këtë ju siguruam që pas 12 tetorit do të jenë pjesë e vendimmarrjes politike për projektet e reja kapitale që do të vijnë për Sllubicën, projekte të cilat do ua lehtësojnë dhe ndryshojnë jetën.

Faleminderit shumë për përkrahjen Sllubica dhe shihemi në ditë të mira për ju dhe Gjilanin.

Do të jem për ju në çdo orë e në çdo çast.

Së bashku, do ta bëjmë Sllubicën dhe gjithë Gjilanin vend ku jetohet më mirë, e me më shumë dinjitet.

Llovca e Kokaj çdoherë na befasojnë me pritjen dhe organizimin e tyre të veçantë kur është fjala për të mirën publike.

Kryengritësit e Nëndegës Llovca dhe Nëndegës Kokaj i takuam bashkë me deputetin e Kuvendit Krenar Xhaferi, ku na informuan se çdo familje, çdo fqinj e çdo rrugicë po bashkohet drejt vizionit tonë dhe u shprehën se ata të cilët nuk punojnë për zhvillimin e komunës, do të ndëshkohen çdoherë nga ana e tyre.

Banorët e këtyre dy fshatrave na dëshmuan se kanë nevojë për projekte konkrete dhe për investime serioze në infrastrukturë, në bujqësi, ekonomi dhe arsim, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për një jetë dinjitoze për ta.

Faleminderit Llovca dhe Kokaj për pritjen e ngrohtë dhe për gjithë përkushtimin e treguar.

Bashkë me ju, me projekte konkrete, do ta zhvillojmë Llovcën, Kokajn e krejt Gjilanin.

Jemi shumë të lumtur që bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës, Krenar Xhaferi, takuam Nëndegën Capar dhe Nëndegën Bukovik të cilët na mirëpritën me shumë ngrohtësi e miqësi.

Këto nëndegë shpërfaqën nevojën urgjente për projekte konkrete kapitale të cilat prekin jetën e banorëve të këtyre fshatrave, e sidomos në infrastrukturë.

Mesazhi i tyre ishte unik dhe i vendosur, se Gjilani meriton të udhëheqet nga njerëz të përgjegjshëm të cilët punën e qeverisjes e kanë seriozisht, e jo humbje kohe.

Faleminderit kryesia e Nëndegës Capar dhe Nëndegës Bukovik për organizimin dhe mobilizimin tuaj për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ju sigurojmë që do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, deri në realizimin e shpresës dhe aspiratës së qytetarëve për një qeverisje e cila do të sjellë projekte konkrete, punë të ndershme dhe mundësi të mëdha për familjet tuaja.

You Might Also Like