Gjilan

Aktivitetet ditore të Arbër Ismajlit, kandidat për kryetar i Komunës së Gjilanit

Vatani është një ndër bizneset e cila e bënë krenar jo vetëm Gjilanin, por, tërë Kosovën me veprimtarinë e tyre biznesore.
Kjo kompani ofron materiale të ndryshme ndërtimore, Knauf, materiale izoluese, ngjyra, llaqe të llojeve të ndryshme si dhe vegla profesionale për punë.
Kjo vizitë tregon më së miri se këta sipërmarrës meritojnë përkrahje të fuqishme prej anës së komunës, dhe ju garantoj se pas 12 tetorit zyra e kryetarit të komunës do t’iu takoj atyre në çdo kohë për ta trajtuar çdo kërkesë që vie.
Krenar me “Vatanin” dhe mirënjohës që e mbani gjallë ekonominë e vendit tonë.

Kryesia e Nëndegës 2 korriku, gjithmonë ka ditur t’i dalë ballë politikave jo të mira për qytetin dhe qytetarët.

🙌🏼Këta njerëz janë kryengritës të cilët amanetin e tyre dhe të familjeve të kësaj pjese, kanë vendosur ta çojnë para.

Është kënaqësi t’i takosh këta njerëz me përplot potencial dhe shpresë të madhe për ta ndërtuar një Gjilan më të zhvilluar, shumë më të drejtë e më të barabartë për të gjithë.

✅ 2 Korriku është zemra e organizimit tonë dhe këtë e kanë dëshmuar në çdo proces.

Me këtë frymë bashkëpunimi, më 12 tetor do të hapim një kapitull të ri për Gjilanin .

U takova me Nëndegën Xhamia e Vogël, e cila përbëhet prej njerëzve vullnetmirë, të organizuar e mobilizuar për ta sjellë vendimmarrjen qytetare në vend dhe për ta fituar një kauzë të drejtë të tyre.

🙌🏼Kur bashkohet zemra e bashkëqytetarëve, nuk ka pushtet që e ndal ndryshimin.

Bashkimi juaj është për me ecë në një drejtim.

🤝🏽Kur jemi të bashkuar, zëri ynë dëgjohet më larg, forca jonë bëhet më e madhe, e ëndrra për një Gjilan më të mirë bëhet realitet.

Ky unitet është vendimtar se ndryshimi në Gjilan është i pashmangshëm.

Prej ditës që u hap www.arberismajli.info, qytetarët kanë shpërthyer me mbi 150 raportime për rrugë, ujësjellës, kanalizim, nepotizëm e për shumë padrejtësi tjera.

Ju garantoj që secila ankesë e juaja nuk do të mbetet nën tavolinë.

🙌🏼Asnjë problem nuk do të mbetet pa u dëgjuar.

Zëri juaj asnjëherë nuk do të shuhet sepse çdo problem do ta marrim bashkë në dorë.

You Might Also Like