Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitetet e Alban Hysenit

Në vazhdën e takimeve me bizneset e qytetit tonë, vizitën e radhës e bëmë te Bujana Sweets, ku na priti pronari dhe miku ynë, Laurant Shabani, njëherësh edhe kandidat për Asamblenë Komunale.
Familja Shabani është shembull i vërtetë i punës dhe suksesit – me përkushtim dhe vizion kanë ngritur një kompani që tashmë e ka kaluar kufirin e Kosovës, duke hapur pikën e parë edhe në Gjermani.
Ky është modeli i biznesit të suksesshëm që na bën krenarë, sepse tregon se me punë të ndershme dhe përkushtim mund të arrijmë shumë, jo vetëm për Gjilanin, por edhe për vendin tonë jashtë kufijve.

Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për asamble, z.Basri Kamberi dhe z.Hekuran Rapuca, sot takuam stafin shëndetësor të QKMF-së, infermierë dhe punëtorë shëndetësorë që me përkushtim qëndrojnë gjithnjë në vijën e parë të shërbimit.

Këta janë njerëz dhe profesionistë me të cilët mburret i tërë Gjilani, andaj iu jemi mirënjohës gjithmonë për punën e palodhshme.

Shëndetësinë gjithmonë e kemi prioritet, andaj do të vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë që secili gjilanas të ketë kujdesin e merituar.

Takimet me qytetarë i vazhduam në Bresalc, ku u takuam me banorët e fshatrave Bresalc, Verbicë, Ponesh, Gadish, Kishnapole dhe Mihirt.

Për herë të parë pas shumë vitesh, këto fshatra e kanë ndjerë dorën e Komunës dhe kanë parë projekte konkrete që u shërbejnë qytetarëve. Këto punë të mira janë mirëpritur nga banorët, gjë që u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e madhe në tubimin e sonte, ku na nderoi me prezencë zëvendësministri i Mbrojtjes, z.Shemsi Syla.

Zotohemi se në mandatin e ardhshëm, bashkë me Blerim Hazirin dhe Iliriana Uruqin, në asamble do t’i intensifikojmë edhe më shumë këto investime, në mënyrë që fshati të marrë vëmendjen dhe fokusin që e meriton.

You Might Also Like