Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitetet zgjedhore të Alban Hysenit

Vizitat i vazhduam te kompania RC Cola në Gjilan, një histori suksesi që tregon fuqinë e punës dhe vizionin.
Nga afër pashë profesionalizmin dhe përkushtimin e tërë stafit, që me punën e tyre po e shndërrojnë këtë brend të njohur ndërkombëtarisht në një krenari për Gjilanin.
Do të vazhdojmë t’i mbështesim bizneset, pasi është e qartë se kur bizneset kanë përkrahje të duhur, mund të zhvillohen më shumë dhe të krijojnë mundësi për hapje të vendeve të reja të punës.
 

Kënaqësi si gjithmonë vizita në organizatën “Fuqia e Bashkimit Rinor”, që është edhe fuqia e rinisë tonë në Gjilan.

Bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatin për Asamble, Andi Shkodra takuam drejtuesin e organizatës, Dardan Marovca dhe anëtarët tjerë, derisa bashkë folëm për energjinë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë tonë dhe projektet e tyre që po e ndryshojnë komunën për të mirë.

Rinia është zëri i të ardhmes së Gjilanit, andaj ne do të jemi gjithmonë pranë tyre!

Me Albanin ndajmë të njëjtin emër, andaj sot ishte emocion i veçantë të pranoj mirënjohje për mbështetjen e Klubit të Karatesë AS, të cilin ai e udhëheq me shumë përkushtim.

Alban Beqiri, të cilin e vizituam sot bashkë me kandidaten Fortesa Orana, është shembull i punës dhe suksesit në sport, dhe është kënaqësi të shohësh pasionin që ai sjell çdo ditë te sportistët e rinj të komunës tonë.

Faleminderit për të gjitha emocionet dhe që e përfaqëson më së miri Gjilanin bashkë me klubin në secilën garë.

Krejt Livoqi VETËVENDOSJE!

Sonte në Livoqin e Epërm banorët na pritën me energjinë e fitores së madhe të 105.

Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe kandidatin tonë për Asamble, Bekim Salihu, prezantuam planin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Faleminderit për pritjen të gjithë banorëve. Shihemi me fitore!

You Might Also Like