Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitetet zgjedhore të Alban Hysenit

Bashkë me Luanin e Lizën, patëm kënaqësinë të takojmë kardiokirurgun e specializuar në Milano të Italisë, Dr. Arben Mujin.

Një njeri modest dhe profesionist i jashtëzakonshëm, puna e të cilit është frymëzim për shumë të rinj që ndjekin ëndrrat e tyre jashtë vendit.

I urojmë suksese të mëtejshme në karrierë dhe e mirëpresim gjithmonë në Gjilan, me krenari për çdo bashkëqytetar që nderon vendin tonë me arritjet e tij.

Në fshatin Kravaricë u pritëm ngrohtë dhe me respekt nga familjet e Hajredin dhe Beqir Shaqirit, bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për Asamble, Astrit Sherifi dhe Kushtrim Ibrahimi.

Kravarica është harruar nga qeverisjet e kaluara, pa asnjë projekt e pa asnjë investim. Ne do ta kthejmë vëmendjen e shtuar aty dhe në secilin fshat që kurrë s’ka përjetuar punë të mira.

Banorët dhe lagjet e Kravaricës do t’i përkrahim me projekte dhe vizion. Jemi BASHKË që secili fshat i Gjilanit tonë të zhvillohet fuqishëm.

Sot bashkë me kandidatin për Asamble, Shefket Kqiku, takuam punëtorët e Viva Fresh Store dhe KOHA Lounge në qytetin tonë.

Punëtorët e sektorit privat janë shtylla e ekonomisë sonë lokale. Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë pranë tyre — për punë të qëndrueshme dhe jetë me dinjitet.

Takimet me biznese i vazhduam tek kompania XHEVDA MAAE, ku u pritëm edhe nga investitori i njohur Xhevdet Hajrullahu, i cili prej vitesh është një prej emrave më të suksesshëm në fushën e ndërtimit në Gjilan, duke kontribuar me projekte të rëndësishme banesore dhe zhvillim të qytetit tonë.

Këtë vizitë e zhvilluam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Hekuran Rapuca, ku Xhevdeti na njoftoi nga afër me punën, sfidat dhe përditshmërinë e kësaj kompanie të madhe gjilanase, që ka dhënë shembull të mirë të profesionalizmit dhe të përkushtimit.

Bizneset si kjo janë shtylla e ekonomisë lokale pasi krijojnë vende pune, nxisin ekonominë dhe mbajnë gjallë motorin e zhvillimit në qytetin tonë.

You Might Also Like