Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitetet zgjedhore të Arbër Ismajlit

Takim me energji të jashtëzakonshme në Përlepnicën historike të Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit,
Bashkë me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, ishim në tubimin e madh me Përlepnicën, Kmetocin, Shillovën dhe Verbicën e Kmetocit, ku na e konfirmuan edhe njëherë fuqishëm se qytetarët tanë nuk pranojnë më të mbesin tutje peng i një pushteti të paaftë, që i ka harruar fshatrat dhe qytetin për katër vite.
🙌🏼Vullneti dhe përkrahja që pamë mbrëmë janë dëshmi se koha e mashtrimeve ka mbaruar.
Banorët e këtyre fshatrave e dinë se Gjilani meriton shumë më shumë, meriton zhvillim, meriton projekte konkrete dhe një qeverisje që i shërben qytetarit dhe jo interesave të ngushta të partisë në pushtet.
Ne japim vetëm zotime që do t’i përmbushim bashkë me ju.
Arsimi, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia dhe rinia do të jenë prioriteti ynë i parë.
Fshatrat tona nuk do të jenë më të lëna anash, por, do të jenë shtylla e zhvillimit ekonomik të projektit për Gjilanin e ri.
Ky entuziazëm që po shohim në çdo tubim është garancia e fitores sonë të madhe plebishitare më 12 tetor.
🙏🏼Faleminderit shumë Përlepnica, Kmetoci, Shillova e Verbicë e Kmetocit për besimin dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme.
Vetëm të bashkuar po e nisim një epokë të re për jetësimin e Gjilanit të ri!
Çfarë njerëz të mrekullueshëm ka ky Gjilan!
 
Me inciativën e Ekrem Selimit dhe kandidatit tonë për Asamble, Fahredin Hajdarit nisëm ditën me një pjesë të banorëve të Lagjës 8, ku e pamë qartë se fuqia e këtij qyteti është rinia e vet!
🙌🏼Me këtë vullnet e me këtë guxim, ndryshimi nuk ndalet asnjëherë.
Gjilani ka me u kthy në vendin që e meritojmë të gjithë!
🙏🏼Faleminderit shumë për besimin!
Do të jem krah jush në çdo orë e në çdo çast në bashkëqeverisjen e ardhshme!
 

Në Vrapqiq e ndjemë për së afërmi fuqinë e qytetarëve.

Së bashku me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fitim Musliun, takuam banorët e këtij fshati të mirë dhe biseduam hapur për hallet, sfidat dhe pritjet e tyre, e ajo që na gëzoi ishte mikpritja dhe sinqeriteti i secilit.

🙌🏼Mbi të gjitha, vullneti i tyre i jashtëzakonshëm për ndryshimin qeverisës në Gjilan.

Banorët e Vrapqiqit e duan ndryshimin dhe e duan zhvillimin për fshatin e tyre.

Kjo na jep edhe më shumë vullnet me ecë përpara, sepse bashkë me ta do ta jetësojmë vullnetin për Gjilanin e ri.

🙏🏼Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe zotohemi që me njerëz si ju, Komuna e Gjilanit, ka me pasë një të ardhme shumë më të mirë, e një qeverisje shumë më të drejtë, e më parimore.

Bashkë me kandidaten tonë për Asamble Komunale, Djellza Ademi, e cila është me numër 24 në listën tonë fituese, patëm një takim shumë të ngrohtë me familjarët e saj.

Mikpritja dhe sinqeriteti i familjes Ademi na dha edhe më shumë vullnet e besim për rrugën që kemi nisur para.

Familja Ademi është model dhe sinonim i punës, i vlerave njerëzore dhe përkushtimit dinjitoz që e mban të fortë qytetin tonë.

🙌🏼Nga këta njerëz, kanë lindur intelektual, profesor, mësues e profesionistë të fushave që kanë ndikuar në krijimin dhe hartimin e politikave zhvillimore për Gjilanin, e për Republikën në veçanti.

Në çdo fjalë, ide dhe pikësynime të përbashkëta, ndjehej qartë dashnia e mirëfilltë për qytetin e Gjilanit dhe dëshira për të krijuar një të ardhme shumë më të mirë, e më të begatë për të gjithë.

Me mbështetjen e familjes Ademi dhe me vullnetin e të rinjve si Djellza, jemi të bindur se Gjilani i ri do të jetësohet e krijohet!

🙏🏼Faleminderit shumë për mbështetjen familja Ademi.

Do të jemi të gatshëm gjithmonë për ju dhe për Gjilanin, në çdo kohë, e në çdo çast!

You Might Also Like