Monte Roll, kompania e drejtuar nga z. Astrit Zuzaku, është shembulli më i mirë se si një biznes nga Gjilani mund t’i arrijë tregjet e Bashkimit Evropian – duke eksportuar rreth 30% të prodhimit të roletave.
Përveç mbështetjes për bizneset e reja dhe gratë sipërmarrëse, në programin tonë qeverisës kemi paraparë edhe mbështetje konkrete për bizneset ekzistuese. Rritja e tyre sjell më shumë vende pune dhe më tepër zhvillim.
BASHKË për Gjilanin!

Sot vizituam kompaninë Konsoni, që njihet si më e madhja në tregun tonë për prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës.
Bashkë me kandidatet e listës fituese për Asamble, znj. Albulena Hajdari dhe znj. Krenare Latifi-Kqiku, u njoftuam nga afër me kapacitetet e kompanisë dhe planet për zhvillim të mëtejshëm.
Është mbresëlënëse që rreth 80% e punëtorëve janë gra, duke treguar rëndësinë që ky biznes i jep fuqizimit të grave dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Bizneset vendore do të vazhdojmë t’i përkrahim, pasi vetëm përmes tyre mund të sigurojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të Gjilanit tonë.
