“Këshilltarët e Kuvendi Komunal, në mbledhjen e pestë nuk e votuan plotësimin dhe ndryshimin i Rregullores 04/20020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale”, thuhet në një reagim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me këtë çështje.
I pari i komunës tha se me keqardhje dëshiron t’i njoftojë qytetarët se në Kuvendin Komunal, nuk u miratua Rregullorja për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, ndonëse ajo u hartua me përkushtim, transparencë dhe kontribut profesional nga drejtues komunalë dhe shefa sektorësh.
Më tej Hyseni theksoi se rregullorja synonte përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil dhe rregullimin e koeficienteve, duke adresuar padrejtësitë shumëvjeçare.
“Fatkeqësisht, opozita vendosi ta shtyjë miratimin, duke penguar një hap të rëndësishëm për modernizimin e administratës. Si kryetar komune, do të vazhdoj të mbroj të drejtat e shërbyesve civil dhe të kërkoj rikthimin e kësaj rregulloreje për miratim”, ka thënë kryetari Hyseni.
Kjo pikë është shtyrë për në seancën e 4 qershorit.