Dje pas tubimit madhështor, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti patëm nderin të vizitojmë odat në Llovcë, Malishevë dhe Përlepnicë. Mikpritja juaj e ngrohtë dhe bujaria treguan vlerat e pasura të traditës sonë në Anamoravë. Faleminderit që na bëtë pjesë të kësaj atmosfere kaq të veçantë dhe për respektin që na dhuruat me zemër të hapur.
