Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Rapucën dhe stafin shëndetësor të QKMF-së, kanë vizituar Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan.
I pari i komunës, u nderua me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut.
“Ditën e nisa në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ku u nderova me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi se u prit nga stafi i jashtëzakonshëm shëndetësor, që janë heronj të heshtur të qytetit dhe të cilëve i’u detyrohen mirënjohje të përhershme.
“Dhurimi i gjakut është akt i solidaritetit të lartë, andaj, kjo mirënjohje i përket çdo qytetari që tregon humanizëm duke dhuruar jetë për të tjerët”, tha kryetari Alban Hyseni.