Gjilan

Alban Hyseni: Palestra e Sporteve, po finalizohet

 

Po vazhdojnë punimet për riparimin e sallës së sporteve në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar këtë objekt, ku po bëhen punimet.
Ai tha se: Palestra e Sporteve, po finalizohet.
“Edhe gjatë dimrit është punuar intensivisht brenda objektit. Jemi të lumtur që projekti i premtuar për sportistët tanë po jetësohet dhe shumë shpejt do të jetë në funksion”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se një hapësirë që dikur ishte e papërdorshme po shndërrohet në një ambient modern dhe funksional, në shërbim të sportit dhe qytetarëve.

You Might Also Like