Gjilan

Alban Hyseni: Pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme

Një video që po qarkullon nga mbrëmë në media më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.

Pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë. Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj, dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore.

U bëj thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë.

You Might Also Like