Fshati Malishevë është me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe me qeverisjen tonë të mirë.
Takimi me banorët e Malishevës është dëshmia më e qartë që më 9 nëntor do ta vulosim fitoren për Gjilanin tonë.
Energjia dhe besimi i qytetarëve të Gjilanit na japin motiv shtesë për të vazhduar punën e palodhshme. BASHKË!

Përgjatë takimeve në Gjilan, bashkë me ekipin vizituam Poliklinikën “Diagnoza”, emër me 35 vjet përvojë pune dhe besueshmërie në shërbim të qytetarëve.
Me drejtuesit dhe stafin e këtij laboratori diskutuam për përkushtimin e tyre të përditshëm, sfidat dhe për rëndësinë e misionit të tyre për shëndetin e qytetarëve.
Gjilani ka ekspertë të jashtëzakonshëm shëndetësorë.







