Zgjedhjet Lokale 2025

Alban Hyseni takon gjeodetët, motoçiklistët, ata që votojnë për herë të parë dhe bizneset

Dje pata kënaqësinë të takohem me arkitektët, inxhinierët dhe gjeodetët e qytetit tonë, profesionistë të përkushtuar që me punën, vizionin dhe kreativitetin e tyre po e ndërtojnë pamjen e bukur të Gjilanit.
Në Ditën e Arkitektëve, që shënohet të hënën e parë të muajit tetor, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e tyre në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe estetik të Gjilanit.
Bashkë po ndërtojmë një Gjilan të ri, me plan, me standarde dhe me respekt për natyrën e historinë e tij.

Një ndejë fantastike me atmosferë miqësore pata me një grup motorristësh zviceranë që ndër vite vijnë për vizitë në qytetin tonë.🏍️

Ishte kënaqësi t’i pres dhe t’iu tregoj për bukuritë e qytetit tonë dhe për energjinë që Gjilani e përcjell në çdo rrugë.

Sot, bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodrën dhe Erza Kqikun, takuam të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Ishte kënaqësi e veçantë të takohemi dhe të bisedojmë për qytetin tonë me ata që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.

Diskutuam për projektet që planifikojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të dytë dhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit në votim.

Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë.

Gjatë ditës vizitova një tjetër biznes lokal të qytetit tonë – Atik Home, me pronar Rejhan Daku.

Bashkë me kandidatin për asamble, Enver Haziri, patëm kënaqësinë të vizitojmë nga afër këtë biznes, i cili merret me prodhimin e tavolinave dhe komodave prej druri.

Biznese si “Atik Home” na frymëzojnë dhe e bëjnë Gjilanin qytet të punës, zhvillimit dhe dinjitetit.

You Might Also Like