Zgjedhjet Lokale 2025

Alban Hyseni takon inxhinierët dhe familjarë të kandidatëve për këshilltarë

Me kandidaten tonë për asamble Nafije Kadriu takuam inxhinierë të komunës tonë, që jemi me shumë fat që i kemi pasur bashkëpunëtor në shumë projekte.
Bashkë me ta diskutuam për planin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe projektet e mëdha të mandatit të ri.
Përvoja dhe përkushtimi i tyre janë garanci për vazhdimësinë e zhvillimit për komunën tonë, duke sjellë zgjidhje moderne për infrastrukturën, mjedisin dhe jetën urbane.
Bashkë me kandidatin për Asamble, Shefket Kqiku, ishim mysafirë në konakun e familjes Ibishi në qytetin tonë.
Mikpritja dhe përkrahja që po e gjejmë në çdo shtëpi, pas katër viteve qeverisje, na jep forcë dhe energji për të vazhduar përpara drejt mandatit të dytë qeverisës.
Faleminderit nga zemra familjes Ibishi për pritjen e ngrohtë dhe fjalët e mira!

You Might Also Like