Zgjedhjet Lokale 2025

Alban Hyseni vizitonin terrenin

Vizitat te bizneset e qytetit i vazhduam te “Modateks”, një prej dyqaneve më të mëdha në Gjilan, që prej vitesh u shërben me përkushtim qytetarëve tanë.
Ky biznes është pikë referimi për t’u furnizuar me tekstil, veçanërisht me materiale të pëlhurave me cilësi të lartë, një shembull i mirë i biznesit lokal që rritet me punë.
Bizneset e tilla janë krenari për Gjilanin tonë!
 

Përgjatë takimeve në terren u ndalëm te Biolab, laborator i mirënjohur dhe i besueshëm në Gjilan, me një përvojë shumëvjeçare në shërbim të kujdesit shëndetësor të qytetarëve tanë.

Pashë nga afër angazhimin dhe përkushtimin e stafit, që punojnë çdo ditë me standarde moderne dhe përkushtim profesional.

Biolab përfaqëson denjësisht profesionalizmin, inovacionin dhe përgjegjësinë që i duhen Gjilanit dhe qytetarëve tanë.

Sot vizitova fitnesin Five Star – Albanica në Gjilan, ku takova sportistin e dalluar Flamur Grabovci – një emër i njohur i bodybuilding-ut që prej shumë vitesh po përfaqëson me sukses qytetin dhe Kosovën në gara vendore e ndërkombëtare.

Flamuri, gjatë 25 viteve karrierë, ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke u shpallur 8 herë kampion i Kosovës dhe dy herë kampion ndërkombëtar në Zvicër, duke e bërë emrin e Gjilanit të dëgjohet kudo.

Gjatë vizitave në terren, u ndala edhe te industria e mishit “Calabria – Natura”, një ndër bizneset më të suksesshme në Gjilan.

Pashë nga afër procesin e prodhimit, përkushtimin e stafit dhe standardet e larta me të cilat punohet çdo ditë për të siguruar cilësi e freski.

Është kënaqësi të shohim biznese që me punë e profesionalizëm po jetojnë nga puna e tyre dhe po krijojnë vende pune.

You Might Also Like