Gjilani është i njohur për njerëz punëtorë që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit. Bizneset këtu janë burim i vendeve të reja të punës, siç është edhe “A Trade”, një kompani e suksesshme ndërtimi, ku sot na priti pronari i saj, z.Agron Shurdhani.
Me punëtorët e kësaj kompanie kaluam një pauzë dreke, ku biseduam për sfidat dhe përditshmërinë e tyre. Zotohemi që do të vazhdojmë përkrahjen për ta, duke krijuar kushte më të mira pune.