Futboll

Alban Nevzati nuk është më trajner te Drita, grupmoshat U-15

Alban Nevzati, ish-lojtar i FC Drita e së fundi trajner te grupmoshat U-15, ka bërë me dije se nuk është më trajner te kjo grupmoshë. Ai ka dhënë arsyetimet e tij, kurse ne po e publikojmë të plotë pstimin e tij:
Po largohem nga FC Drita me kokën lart dhe me zemër plot krenari. Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, sepse pas vetes lë vite pune, përkushtimi, sakrifice dhe ndershmëri profesionale. Gjatë gjithë angazhimit tim kam qëndruar besnik parimeve të mia dhe asnjëherë nuk kam lejuar që presioni apo ndërhyrjet nga larte, prindërit dhe Koordinatori i shkolles: Beqir Rukovci, ( që eshte ne konpetenc te trajnerit per zgjedhjen e Capitenit) të më devijojnë nga ajo që e kam konsideruar të drejtë për ekipin dhe për fëmijët që kam drejtuar.
Gjatë karrierës sime 6-të vjeçare në FC Drita, bashkë me ekipet që kam drejtuar kemi arritur suksese të mëdha:
-5 herë kampion në LRFGJ
-1 herë nën kampion në LRFGJ
-1 herë kampion i Play-Off-it Nacional të Kosovës. Këto nuk janë thjesht trofe, por dëshmi e punës së ndershme, disiplinës dhe besimit në vlera, të cilat i kam mbrojtur gjithmonë pa kompromis.
Nuk iu nënshrova asnjë ndërhyrjeje nga Lart, dhe Prinderit që ishin në koordinim me koordinatorin e shkollës, qe nje futbollis te jete kapiten të U14 dhe U15 për sezonin e ardhshëm. Vendimet e mia kanë qenë gjithmonë profesionale, të bazuara në punë, karakter, disiplinë dhe meritë. Për mua, kapiten i ekipit duhet te ishte nje futbollist tjeter, sepse ai e ka fituar këtë përgjegjësi me përkushtim, sjellje shembullore të vërtetë në fushë dhe jashtë saj.
Për shkak se nuk pranova të shkel parimet e mia dhe të cenoj drejtësinë brenda ekipit, sot po largohem nga ky klub. Por po largohem pa pendesë, me ndërgjegje të pastër dhe me respekt të plotë për veten dhe për punën time. Krenar që nuk u përkula, krenar që qëndrova i drejtë dhe krenar që çdo vendim që kam marrë ka qenë gjithmonë në interes të ekipit dhe të zhvillimit të futbollistëve të rinj.
FC Drita mbetet një kapitull i rëndësishëm i rrugëtimit tim profesional, por karakteri dhe integriteti im janë mbi çdo Post apo Pozitë. Për këtë arsye, sot largohem ashtu siç kam qenë gjithmonë: me kokën lart, me zemër të pastër!

You Might Also Like