Drejtoresha Komunale e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri do të pres qytetarët këtë të enjte me qëllim që nga afër të dëgjojë hallet dhe shqetësimet e tyre që kanë të bëjnë me arsimin.
Ja postimi i saj i plotë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Arsimit:
Duke marrë parasysh punët dhe angazhimet brenda Drejtorisë së Arsimit, nuk ishin të rregullta takimet me qytetarë! Ndërsa që të jemi më afër jush, të dëgjojmë hallet e shqetësimet tuaja, e gjithashtu idetë e mira e projektet që keni për arsim, këtë javë ju mirëpresim në takime!
Me datë 20.06.2024 (e enjte), nga ora 12:30-16:00!
Kryelajmi.com