Gjilan

Albin Kurti e Alban Hyseni vizitojnë familjet Malaj e Berisha

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit kanë qëndruar në familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në 42-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka shkruar se bashkë me kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve, vizituan familjet e heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

“11 janari i 1984-s mbetet dëshmi e madhe e angazhimit dhe e sakrificës së popullit për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

Veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës është flakadan i lirisë dhe i angazhimit gjithëpopullor.

Lavdi dhe nderim për familjet Mala dhe Berisha!”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

You Might Also Like